
Temperaturat në vend po shënojnë vlera mininale, por kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se termometri i zemërimit tek demokratët po shënon vlera maksimale.
Dhe reagimi sipas kryedemokratit është i pashmangshëm.
Protesta, sipas Berishës, do t’i japë zgjidhje çdo situate madhore në Shqipëri.
“Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritet nga miqtë tanë protesta e dytë po me aq insistim sa pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Dhe unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe aktin e Edi Ramës, aktin puçist me të cilin ai, për të mbrojtur veten e tij, bllokoi Parlamentin dhe shqyrtimin e dosjes. Qytetarët do të flasin. Do të flasin shumë shpejt dhe ne do të informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim”, tha ndër të tjera Berisha, i cili kthehet nga një vizitë dy-ditore në Starasbourg.



