Rreziku i përhapjes vdekjeprurëse Virusi Nipah përtej Indisë është i ulët, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se nuk rekomandon kufizime në udhëtim ose tregti pasi dy infeksione u regjistruan nga ky vend i Azisë Jugore.

Mediat shkruajnë se Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami janë ndër vendet aziatike që këtë javë shtrënguan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione.

“OKB konsideron se rreziku i përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste është i ulët”, tha organizata, duke shtuar se India kishte kapacitetin për të frenuar shpërthime të tilla.

Virusi, i cili bartet kryesisht nga lakuriqët e natës, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion në tru. Ka një shkallë vdekshmërie që varion nga 40% në 75% dhe nuk është gjetur kurë, mgjithëse vaksinat që po zhvillohen janë në fazën e testimit.

Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës ose frutat e infektuar që ata infektojnë, por transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me personat e infektuar. Shpërthimet e vogla nuk janë të rralla dhe virologët thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

Burimi i infeksionit nuk është kuptuar ende plotësisht, thekson OBSH. Ai e konsideron Nipën prioritet sepse nuk ka vaksina apo trajtime të licencuara, por ka një shkallë të lartë vdekshmërie dhe ka frikë se mund të transmetohet më lehtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re