Skip to content

Salvini: Armiqtë më të mëdhenj të BE-së, sundimtarët e saj aktualë

salvini.lepen .epa2

Elita e tanishme politike është armiku më i madh i Bashkimit Evropian e populistët, të cilët gabimisht etiketohen si anti-europianë – tha lideri i ekstremit të djathtë italian, Matteo Salvini, në prag të samitit të nacionalistëve të Evropës nga 11 vende.

Në takimin e madh në Milano, së bashku me Salvinia, do të jetë dhe francezja Marine Le Pen, e së njëjtës frymë, lidere e Frontit Nacional.

“Armiqtë e Evropës janë ata që tani qeverisin”, tha ai në Milano në prag të samitit.

“Ne besojmë fort në një Evropë që bën disa gjëra, por i bën ato mirë”, tha ai.