Skip to content

Gjermania shpall lëvizjen pro-palestineze si anti-semite

bds epa

Parlamenti gjerman shpalli si lëvizjen anti-semite të njohurën si BDS – një lëvizje ndërkombëtare për Bojkot-Shpronësim-Sanksione, e cila kërkon që ndaj Izraelit të ketë presion ekonomik për pushtimin e territoreve palestineze, për të siguruar barazinë e qytetarëve arabë, si dhe për t’u njohur refugjatëve palestinezë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Shumica e anëtarëve të Bundestagut votuan në favor të shpalljes anti-semite të kësaj lëvizjeje, duke arsyetuar se për të arritur qëllimet e tyre politike ajo përdor pikërrisht taktika anti-semite.

“Arsyetimi dhe metodat e BDS-së janë anti-semite”, thuhej në vendimin e propozuar nga kancelarja Angela Merkel dhe partnerët e saj në koalicion.

Izraeli e përshëndeti menjëherë këtë vendim të Bundestagut, duke u shprehur se “mbijetesa e Izraelit është një prioritet për Gjermaninë që nga kapitullimi i diktaturës naziste.

Ministri i Jashtëm izraelit, Izraeli Katz e quajti BDS-në dhe si anti-imperialiste.

Konflikti i fundit midis BDS-së dhe qeverisë izraelite ka të bëjë dhe me finalen e Eurovizionit që zhvillohet në Tel Aviv. Ajo kërkon një bojkot të Eurovizionit, duke deklaruar se dhe ky event është një politikë e Izraelit ndaj palestinezëve.