Një plagosje ka ndodhur pak më parë në Lezhë, në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës.
News24 ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shihet fasada e një biznesi e “bërë shoshë” nga plumbat.
Nga pamjet shihet se janë qëlluar të paktën 20 plumba.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Plagosja në Lezhë, policia njoftim zyrtar: I lënduari, pronari i biznesit! Autori ende i pa identifikuar, po “krehim” zonën, por…
VIDEO/ Breshëri plumbash brenda berberhanes, zbardhet dinamika e ngjarjes në Lezhë, i plagosuri…
Të shtënat në Lezhë, identifikohet i plagosuri, si paraqitet gjendja e 30-vjeçarit (EMRI)
Ngjarja në Lezhë, një i plagosur, autori ende i pa identifikuar
Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për të plagosur
