Skip to content

“Prej 4 muaj qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

dddaaa


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fprej 4 muaj qendra shendetesore ne njesine 5 nuk funksionin brace i kerkon llogari ministres se shendetesise duhet te jape nje pergjigje banoret nuk po marrin sherbimin%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.

Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.