Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha gjatë interpelancës që kishte thirrur me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, se duhet të jepte llogari për kushtet çnjerëzore në të cilat mbahet presidenti i partisë, Ilir Meta, të cilit i janë ndaluar takimet dhe komunikimet.

Gjithashtu ai kërkoi shpjegime pse nuk zbatoheshin rekomandimet e lëna nga Avokati i Popullit prej disa javësh. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij se rrëmbyen të maskuar dhe pa vendim gjykate kreun e partisë më 21 tetor 2024.

Blushi tha se Shqipëria ëhstë i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë. Sipas tij, në vendin tonë ka paradokse, ku burgjet amnistohen për mbipopullimin dhe qytetarët burgosen për parking dysh.

Ku meta rrëmbehet dhe izolohet pa prova, kurse e akuzuara nga SPAK, Belinda Balluku, vijon të japë tenderë me një mal akuzash në shpinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re