Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, nxori videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Sipas Blushit, ‘Meta u rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës’. Gjithashtu ai zbuloi se po bën 1 vit që s’ka komunikuar dhe takuar kreun e PL-së.
“Zoti Meta u njoh me akuzën nga policia gjyqësore në orën 14:16 minuta, ndërkohë që rrëmbimi I tij që e pa gjithë bota, ndodhi në orën 12:18 minuta. Lexoni vendimin e gjykatës z.ministër, fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij shoqërues, që nuk kishte asnjë urdhër ndalimi.
Akt kriminal, i kryer nën bekimin e policisë së shtetit, narko drejtorit Ilir Proda dhe në heshtje të ministrit servil Ervin Hoxha, të cilin e bëtë deputet më të votuar në burgjet e sigurisë së lartë. Tani e dinë gjithë shqiptarët kush e urdhërori, udhëhoqi atë operacion. Kam mbi një vit që unë nuk komunikoj dhe nk e takoj dot Metën. S’kanë mundësia ta takojnë apo të komunikojnë me të. Më i rëndë është akti kriminal i mohimit të fjalës për të komunikuar me mediat. I mohoni pjesëmarrjen t’i mohoni të drejtën për pjesëmarrje në aktivitete sportive.
Po mundoheni tia bëni malore paraburgimit, por mos harroni që Meta ka lindur në mal zoti ministër. Pse zoti Meta del vetëm një herë për ajrim?”, tha ndër të tjera Blushi.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari hodhi poshtë akuzat e Blushit, duke thënë se Meta nuk është persekutuar politikisht.
“Do doja që kjo sallë të përdoret për misionin që kemi në këtu, përfaqësimit të qytetarëve që presin nga ne dhe jo të dëgjojnë diskursin e emrave të përveçëm. Flet në emër të drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar për kundërshtarët politikë. Sot jam këtu për t’i përgjigjur detyrimit kushtetues duke u angazhuar që ti shërbej sa më mirë të vërtetës.”, tha ai.



