Skip to content

Shkodrania Liljana Kalleshi, artistja brilante që bëri historinë në akrobaci….

60338599 1387809818024598 5285052047656222720 n

 

 

Shkodrania Liljana Kalleshi artistja brilante qe beri historine ne akrobaci…

Gëzuar ditëlindjen Liljana Kalleshi!
Sot, Liljana Kalleshi ” Mjeshtër i Madh” feston 68 vjetorin e lindjes.
Lili e filloi aktivitetin e saj artistik që në moshën 9 vjeçare si akrobate amatore në Estradën Profesioniste të Shkodrës.

 

1558214299 584 Shkodrania Liljana Kalleshi artistja brilante qe beri historine ne akrobaci…

Emërohet profesioniste në vitin 1967 kur ishte vetëm 17 vjeçe. Veprimtaria e saj artistike si akrobate dhe drejtuese e grupit të cirkut pranë teatrit ” Migjeni” ka zjatur deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe është vlersuar me dhjetra çmime. Në fillim të këtij viti, Presidenti i Republikës i jep titullin: ” Mjeshtër i Madh”.

 

1558214299 95 Shkodrania Liljana Kalleshi artistja brilante qe beri historine ne akrobaci…

Ajo mbetet një ikonë e cirkut. Plot virtyte, por që me thjeshtësinë e saj, kurrë nuk e ka ngritur zërin e madhështisë, por ka ngelur modeste. Kur flet, fjala e saj zë vend për vetë argumentet që përcjell. Ka filluar në moshën 9- vjeçare në rrethin e Baletit pranë Shtëpisë së Pionierit në Shkodër, me instruktore artisten e madhe Roza Xhuxha (Anagnosti) në vitin 1960. Nga lëvizjet elegante që realizonte e afroi pranë grupit të akrobatëve trajneri i grupit z. Myftar Tafili. Në atë grup bënin pjesë talentet e cirkut shkodran si: Fatmir Gokovi, Nikolin Gjergji, Faruk Kalleshi etj..

 

Shkodrania Liljana Kalleshi artistja brilante qe beri historine ne akrobaci…

 

 

/aktoretshqiptare.info