Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Mançester dhe shërbimet e emergjencës po i përgjigjen vendit të ngjarjes.

Sipas BBC-së, rrëzimi ndodhi pranë autostradës M62 në Littleborough, Rochdale.

Vlerësohet se dy persona ishin në bordin e aeroplanit.

“Ne jemi aktualisht në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar çdo viktimë,” tha Policia e Mançesterit të Madh.

“Incidenti po shqyrtohet ndërsa shërbimet e emergjencës kryejnë hetimet e tyre dhe publikut i këshillohet të shmangë zonën ndërsa këto hetime po kryhen.”

Sipas faqes së internetit të monitorimit të trafikut ajror Flight Radar, aeroplani ishte një Cirrus SR-20 i vogël që u ngrit nga Birmingham pak para se të humbiste lartësinë përfundimisht/CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re