Nga pershendetja e zonjes Florjana Koka, Kryetare e Bashkise Sarande, sot ne Konferencen Nderkombetare te ANDIS ne qytetin e Sarandes.
Përshëndetje të gjithëve! Përshëndetje të veçantë kam për Ambasaden italiane në Tirane, zonjen Luana Micheli Konsulle në Vlorë dhe Teodor Bilushin, Konsull Nderi te Italise ne Gjirokaster.Po kështu, përshendes miqtë e ardhur nga larg: nga Universiteti i Maltës e Bolonjës, por edhe nga Kosova, nga Tirana e Durrësi, që janë të pranishëm në këtë organi-zim shkëmbimesh të qasjeve akademike, organizim që duket qartazi se është i nivelit të lartë dhe i pretendimeve të larta.Faleminderit, Prof. Genc Alimehmeti, që më ftuat dhe më bëtë pjesë të këtij mjedisi dhe diskursi akademik.
E çmoj ftesën tuaj edhe si një mundësi që më jepni për të shtuar kontaktet dhe njohjen time me këtë mjedis dhe me problematikat e sfidat e njerëzve të fushës suaj.
Ju shpreh mirënjohje gjithashtu, që zgjodhët Sarandën për ta zhvilluar këtë Konferencë, e cila, ne numer është e 11-a, por e para që mbahet në Sarandë.
Dëshiroj ta shoh këtë event, me dimension ndërkombëtar, si një kontribut dhe si një parathënie të asaj që Saranda po i përgatit vetes të ndodhë, kur jemi shumë pranë startit të madh të një stine të re pushimesh, argëtimi dhe turizmi, ku turizmi i Konferencave është një pararendje e mirë dhe e gjetur.
Në një kontekst tjetër, dëshiroj ta shikoj dhe ta çmoj Konferencën tuaj, auditorin dhe foltoren e saj, edhe si një hapësirë komunikimi dhe zgjerim të urës së komunikimit mes njerëzve të fushës së dijes.Më vjen mirë që, brenda misionit dhe profesionit tuaj, ju ka bashkuar në këtë Konferencë, dëshira për më shumë autonomi dhe për edukim të përgjegjshëm, krahasueshmëria mes jush dhe institucioneve që përfaqësoni, në sistemet e eduki-mit.
E konsideroj realisht si shenjë dhe tregues të funksionimit dinjitoz të Shoqatës ANDIS, Shoqata e Drejtorëve të Shkollave Italiane, faktin që ia ka dalë të përfshijë dhjetëra drejtues shkollash nga Italia, Shqipëria e Kosova. Për këtë arësye dëshiroj t’i drejtoj përshë-ndetje të veçanta zotit Paolino Marotta, në cilësinë e Presidentit të Shoqatës ANDIS.
Prania këtu e autoriteteve nga Ambasada Italiane në Shqipëri, nga Instituti italian i Kulturës, si dhe e përfaqësuesve të dikastereve përkatëse nga të tre vendet e rajonit (Italia, Shqipëria e Kosova) e bën edhe më potent dhe më të plotë mozaikun e aktorëve me ndikim në këtë fushë.
Me siguri që opsionet, qasjet dhe praktikat më të mira që pritet t’i vijnë Konferencës suaj, nga ky mozaik faktorësh, do të jenë me shumë dobi për ju të gjithë e deri edhe për qeverisjen vendore, të cilat do të kenë vlerën e rekomandi-meve, me dobi për të zgjeruar këndvështirmet tona dhe me interes komunitar.Faleminderit!
