Skip to content

Merkel në Zagreb: mbështetje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

806x378 merkel urges europe to stand up to politicians for sale 1558198887586

Kancelarja Merkel ishte për një vizitë në Zagreb, ku prej aty shpalosi vizionin e Berlinit mbi të ardhmen e rajonit.

“Ne mbështesim në parim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi arritur sukses, sidomos me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit e Athinës për emrin e ri si Maqedonia Veriore por duhet marrë parasysh se kriteret për zgjerim duhet të plotësohen. Kjo është çështja me të cilën do të merremi”, tha Merkel.

Veç aspektit zyrtar, kancelarja Merkel ndodhet në Kroaci edhe për ca ditë pushime, së bashku me kandidatin e Partisë Popullore Evropiane për President të Komisionit Evropian, Manfred Weber.