Skip to content

Vithkuqi hap dyert për turistët, interes për gatimet tradicionale

Vithkuqi është një tjetër destinacion turistik në Korçë që nuk duhet humbur. Por ndryshe nga fshatra të tjerë si Voskopoja e Dardha që vitet e fundit kanë tërhequr turistë të shumtë vendas e të huaj, Vithkuqi ka mbetur disi në hije.

 

Vetë banorët e tij e ndiejnë këtë ndaj dhe po bëjnë përpjekje të shumta të tregojnë vlerat e tyre më të mira në kulinari dhe jo vetëm. Këtë fundjavë ata organizuan në Vithkuq panairin e gatimeve tradicionale.

 

Të shumtë janë edhe ata që janë rikthyer edhe kanë investuar në këtë fshat.

 

Altin Prifti administratori i Vithkuqit tregon se po përpiqen për të tërhequr sa më sa më shumë turistë.

 

Bashkia Korçë bën me dije se do investojë për një rrugë lidhëse midis Voskopojës e Vithkuqit për të krijuar një mundësi të re dhe të pa shfrytëzuar të vlerave që trashëgojnë këto dy fshatra.