“Ishim komando të Policisë”, Berisha me akuza të forta: Gilamdo Danin e vrau Agasi dhe Rama!

Gjatë fjalës së mbajtur me qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal edhe te atentati i nëntorit në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta teksa u shpreh se, atentati ndaj Danit është organizuar nga Ergys Agasi dhe Edi Rama.

“Ky është shembulli më i fundit. Se mund të marrim me dhjetëra e dhjetëra shembuj. Nuk ka, nuk ekziston në literaturë, nuk ekziston në realitet zyra Agasi. Jo. A mund ta imagjinoni ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, shërbimin informativ, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasjet në sheshet e pushtetit siç ishte ajo e aeroportit, e atij delinkuentit Dani. Ai u vra nga komando të policisë.

Shiheni atë skenë. U vra nga komando të policisë. E vrau Ergys Agasi! E vrau Edi Rama! A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, njeri i fuqisë ekzekutive, të mbajë një zyrë krimi mbrapa dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe të bisedojë dhe të bëjë, nga ana tjetër heq rrobat e kryeministrit dhe vesh rrobat e Gys Agasit dhe vazhdon akte të tilla. Akte me të cilat bën ligjin”, tha gjatë fjalës së tij Berisha.

LEXO EDHE: “Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse Rama po merr zvarrë shtetin

Gilmando Dani, 47-vjeç, u ekzekutua pranë rrethrrotullimit të Rinasit në nëntor të 2025-ës.

I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ra pre e një atentati të mirëmenduar, ndërsa bashkë me të humbi jetën edhe Muçi Shaljani (Sheqeri).

Edhe sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin.

LEXO EDHE: SHENJAT E KRIMIT/ Kthimi fatal dhe fluturimi i fundit i Gilmando Danit