Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili ndodhet në Uashington, ka zhvilluar një takim me kongresmenin Pete Sessions.

Balliu shkruan se, gjatë takimit u diskutua për gjendjen e demokracisë në Shqipërisë dhe se si qeveria po përdor drejtësinë si armë kundër kundërshtarit politik.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin diskutuam mbi kapjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përdorimin e saj nga qeveria si armë për të goditur kundërshtarin politik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan problemet serioze të demokracisë në Shqipëri, si dhe përdorimi i karteleve të drogës në proceset elektorale”, shprehet Balliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re