
Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot, 6 shkurt, për ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të GJKKO, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas burimeve, Kushtetuesja pritet të dalë me vendim në favor të Këshillit të Ministrave.
Po sipas të njëjtit burim, pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pritet të votojnë pro pranimit të padisë së qeverisë, duke rrëzuar vendimin e GJKKO, e cila me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra Ballukun. Tre anëtarë mësohet se janë kundër ankimimit të qeverisë dhe në favor të GJKKO.
Kujtojë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku në nëntor 2025.
Pas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.
Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie.



