Këngëtarja e njohur kanadeze Céline Dion, 57 vjeçe, vijon një betejë të vështirë me shëndetin e saj.

Në vitin 2022, ajo u diagnostikua me një gjendje të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, e cila e detyroi të tërhiqej nga skena muzikore, por ajo vazhdon të flasë hapur për luftën e saj për të rritur ndërgjegjësimin rreth këtij çrregullimi.

Ditët e fundit, një skenë e fuqishme dhe emocionale nga dokumentari i vitit 2024 “Unë Jam: Céline Dion” ka qarkulluar përsëri në mediat sociale. Në videon prekëse, këngëtarja shfaqet duke qarë, ndërsa trupi i saj dridhet në mënyrë të pakontrollueshme, dhe stafi mjekësor po e ndihmon dhe po përpiqet ta qetësojë.

Është një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësi të rëndë muskulore, spazma të dhimbshme dhe lëvizshmëri të kufizuar, dhe në raste më të rënda, sulme të rrezikshme spazmash. Dion e ndau diagnozën e saj publikisht katër vjet më parë, dhe vitin e kaluar zbuloi se kishte instaluar një sistem SOS në shtëpinë e saj si një masë shtesë sigurie. Binjakët e saj 15-vjeçarë, Eddy dhe Nelson, janë të njohur me procedurat në rast se nëna e tyre ka nevojë për kujdes urgjent.

Pavarësisht një gjendjeje të rëndë shëndetësore, Céline Dion u shfaq në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris vitin e kaluar, ku performoi klasiken e përjetshme të Édith Piaf “L’Hymne à l’Amour”.

Kujtojmë se fama e kësaj këngëtareje jo skandalesh dhe pa ndonjë jetë të shthurrur kulmoi në vitet ’90, ku si kulm interpretativ pati hitin e Titanic-ut si kolonë zanore. /tesheshi.com/  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re