Skip to content

Mungesa e investimeve dhe e vëmendjes nga shteti/ Denoncimi i qytetarit: Rruga e fshatit Lum në Kukës e pakalueshme, nuk çojmë dot as fëmijët në shkollë

Capture 90

Një situatë shqetësuese është ngritur nga një banor i fshatit Lum në Kukës.

Nëpërmjet një denoncimi në “BalkanWeb”, ai tregon se rruga e fshatit është lënë në një gjendje të mjerueshme, ndonëse ndodhet 3 minuta larg qytetit. Por mungesa e investimit dhe e vëmendjes nga shtetit ka bërë që rruga të bëhet e pakalueshme. Ndonëse banorët e zonës janë ankuar disa herë, por shqetësimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Situata bëhet e vështirë edhe për shkak se prindërit hasin vështirësi edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, pasi rruga bëhet e pakalueshme edhe për makinat. Në këtë zonë ndodhet edhe pika e bllokimit, por që thjesht vendosen aty dhe tregohet asnjë kujdes.