Skip to content

“Koha e heshtjes mbaroi”/ Albana Vokshi: Më 10 shkurt nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët!

albana vokshi

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Albana Vokshi ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në Tiranë.

Vokshi shprehet se protesta mbahet kundër një sistemi që mashtron, vjedh dhe tallet me qytetarët shqiptarë.

“Maskat bien. Dorët që e mbajnë pushtetin nga prapa dalin në dritë. Më 10 shkurt, nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarët. Koha e heshtjes mbaroi”, shkruan Vokshi.

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë. PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë.