Skip to content

E rëndë në Itali, makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin e plehrave, shoferi gjendet i karbonizuar nga flakët!

itali aksidenti shqiptari


Shoferi i një makine të vogël u dogj për vdekje në një aksident që ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, në Bolonja Itali.

Mjeti “Volkswagen Lupo” i viktimës, që dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, në emrin e të cilit ishte i regjistruar, me sa duket ndërsa po parakalonte, kur u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Ffoto viktima dyshohet se eshte nje 33 vjecar shqiptar e rende ne itali vetura perplaset koke me koke me kamionin e plehrave shoferi gjendet i karbonizuar nga flaket%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Më pas doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, paramedikët dhe karabinierët ndërhynë, por kur mbërritën shërbimet e emergjencës, burri ishte djegur për vdekje brenda automjetit.

“Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës, por identifikimi zyrtar nuk ka qenë ende i mundur për shkak të gjendjes së trupit”, njoftoi policia italiane pas hetimeve paraprake.

Autostrada Porrettana ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm pas hetimeve të kryera dhe ndërhyrjes.