Postim simbolik dhe thirrje për protestë: Berisha paralajmëron tubimin e 10 shkurtit para Kryeministrisë


Pak orë para protestës së paralajmëruar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet më 10 shkurt, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë.

Postimi shoqërohet me një vizual simbolik dhe mesazhin: “Më 10 shkurt, ora 17:00. Shqipëria kundër tyre!”, i shoqëruar me hashtagun #sb. Thirrja vjen në vazhdën e deklaratave të mëhershme të kreut të PD-së, i cili e ka cilësuar protestën si një “kryengritje të fuqishme paqësore” kundër asaj që ai e quan “narkokraci”.

Protesta e opozitës pritet të zhvillohet mes tensioneve politike dhe akuzave të forta ndaj qeverisë, ndërsa demokratët paralajmërojnë mobilizim masiv dhe vazhdim të aksionit opozitar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.