Skip to content

Benzi përplaset me furgonin e pasagjerëve në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd.

 

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Labinot Fushës, ku një makinë tip benz është përplasur me një furgon pasagjerësh. Si pasoje e perplasjes automjeti tip Benz ka goditur me pas barrieren mbrojtese.

 

Shkak është bërë shpejtësia ndërsa raportohet vetëm për dëme materialesh.