Pjesëmarrja e protestës së PD duket se nuk e ka kënaqur Ervin Salianjin.
Ai shprehet se priste që të shihte të gjithë ata që po revoltohen në Velipojë, Durrës e Kamëz, por shprehu vlerësimin edhe për ata përkrahës që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm.
- “Të gjithë ata që bëjnë akuza të tilla, janë në dëshpërim. Sot unë prisja që në protestë të ishin qytetarë që kanë revoltë reale si protestuesit e Velipojës, Rrjollit, Durrësit që ishin në protestë sot, protestuesit e Kamzës që iu rrit çmimi i biletave, por pa diskutim që edhe këta qytetarë janë për t’u respektuar dhe secili tregon dinjitet për veten e vet”, tha Salianji.
