Sali Berisha është ngjitur në podiumin e PD duke renditur akuzat kundrejt Ramës dhe Ballukut. Ai thotë se kryeministri përdori pushtetin ekzekutiv për të bllokuar SPAK dhe presionuar Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut.

  • “Edi Rama prej 2 muajve përdori gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionit të të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur bashkëhajduten e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë, për të mbajtur në detyrë bashkautoren e qindra mln eurove, për të mbajtur bashkëhajduten që ndërtoi Qukës-Qafë Plloçë 9 mln euro pa asnjë urë e tunel. U përpoq të bëhej pushteti për të mbrojtur lubinë sepse prapa saj është vetë ai. Faza e parë e këtij grushti shteti dështoi dhe këtu ju keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj, me protestën tuaj”,  tha drejtuesi i PD.

Berisha u shpreh i sigurt se brenda këtij muaji “do të çlirojë Shqipërinë”.

  • “Edhe grushti i dytë që po përgatit do të dështojë dhe shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin. Shkurti është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë!”, tha Berisha.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re