Këtë të martë duke nisur nga ora 13:30 nisi rrugëtimin faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi u mposht në shtëpi 0-1 nga Vllaznia.

Ndeshja nisi më mirë për Bylisin, me arbitrin që akordoi një 11 metërsh në favor të mallakastriotëve, por e anuloi më pas për shkak të një pozicioni jashtë loje të parë me VAR.

Në minutën e 28-të ishte Vllaznia që fitoi një 11 metërsh pas pengimit të Bismarck në zonë dhe nga pika e bardhë Lirim Kastrati u tregua i saktë për t’i dhënë shkodranëve golin e fitores.

Sfida e kthimit mes dy skuadrave do zhvillohet më 4 mars në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:00.

Sot në fushë zbret Teuta dhe Egnatia, me dy skuadrat që do ndeshen në ‘Niko Dovana’ të Durrësit (16:30).

Nesër do luhen edhe dy ndeshjet e tjera të vlefshme për çerekfinalet e para të Kupës së Shqipërisë. Duke nisur nga ora 13:30 luhet derbi Tirana-Dinamo, ndërsa në orën 16:30 AF Elbasani pret Partizanin.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale, takimet e para:

E martë, 10 shkurt 2026:

13:30 Bylis-Vllaznia

16:30 Teuta-Egnatia

E mërkurë, 11 shkurt 2026:

13:30 Tirana – Dinamo

16:30 AF Elbasani-Partizani

*Ndeshjet e kthimit luhen më 4 mars 2026.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re