Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë

Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë më të fuqishëm se banditizmi i përdorur ndaj tyre.

 

Berisha theksoi se durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të realizuar qëllimet e tyre.

“Provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë,” shtoi ai, duke shprehur mirënjohje për çdo qytetar që mori pjesë në protestë dhe mbajti qëndrim paqësor.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve që shpërthyen gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në fjalën e tij para selisë blu, e cila shënoi edhe fundin e protestës së 10 shkurtit, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se protesta e rradhës do të mbahet më 20 shkurt, dita përkujtimore e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Shqiptarët panë dhe bota pa, se si kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Por dhe ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë që ti japim atë që meritojnë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Në datën 20 shkurt është dita jonë, është dita e fitore, nderim të gjithë protestuesve. Fitore!’, u shpreh Berisha për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re