Protesta kombëtare e opozitës e mbajtur një ditë më parë në Tiranë ka arritur plotësisht qëllimin e saj, duke qenë jo vetëm një tubim partiak, por një kryengritje popullore, kundër asaj që opozita e cilëson si “neo-diktaturë”.
Kështu u shpreh deputeti demokrat, Saimir Korreshi në një intervistë televizive, teksa bëri një rezyme të protestës, që u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
Sipas ligjvënësit demokrat, protesta ishte një shprehje e vullnetit të “një populli të tërë”, që është ngritur në këmbë për të kundërshtuar përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit.
Korreshi tha se kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë “Balluku me shokë”, i kanë ditët e numëruara dhe se veprimet e tyre aktuale janë përpjekje për të shpëtuar veten nga drejtësia.
Duke iu referuar tensioneve të krijuara, Korreshi theksoi se ato ishin një “shkallëzim i mllefit” popullor. Ai shpjegoi se qytetarët pjesëmarrës ishin të mbushur me një zemërim të akumuluar ndaj qeverisë, institucioneve dhe zyrtarëve të lartë, të cilët i akuzon për korrupsion dhe vjedhje të pasurisë publike.
Deputeti demokrat bëri një dallim të qartë mes shënjestrës së protestës dhe përplasjeve. Korreshi theksoi se objektivi nuk ishin efektivët e policisë, por ishte institucioni i Kryeministrisë, që sipas tij, ishte një mesazh i qartë politik
Është një popull i tërë që është çuar në këmbë për të mbështetur opozitën. Është një popull i tërë që nuk e duron dot më kthimin e neo-diktaturës, shkrirjen e të gjitha llojeve të pushteteve për në një të vetëm pra, në dorë të kryeministrit, që i ka ditët e numëruara, Balluku me shokë e kanë, e kanë marrë rrugën, por të gjitha këto çfarë bën është për të shpëtuar vetë që mos çohet në mëngjes e të shikojë që SPAK-u dhe GJKKO-ja e kanë pezulluar edhe atë nga detyra.
Kur kur protestojnë pesë apo 10 veta, arrihet një gjë, kur proteston një popull, kështu që protesta pavarësisht se si mund ta shikojnë shumica që na nxjerrin ca pseudo-helikopterë që në orën 2, kjo nuk do të thotë që nuk arriti, faleminderit çdo qytetari, çdo protestuesi që pati kurajon, pati guximin të jetë në shesh dhe pati ndjenjën qytetare për të protestuar ndaj një qeverie që po i vjedh përditë e më shumë.
Nuk është qëllimi i asnjë protestuesi të shkojë atje për t’u përballur me policinë. Nuk është një skenar i përsëritur, sepse është një shkallëzim mllefi dhe njerëzit nuk kishin atë entuziazmin kur te fjalimet që mezi pritnin atë mllef kundër institucionit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, kundër shpurës së tij, Ballukut dhe të gjithë ministrave që nuk kanë lënë harbur dhe makutëri pa vjedhur, duke bërë genocid në buxhetin e shtetit.
Kur shikojnë përditë e më shumë që llumi del, patjetër e shikojnë se si janë vjedhur dhe se sa e ndyrë është dhe ai përfaqësim ë që ka pala tjetër, mazhoranca, me vota të vjedhura, se vetëm zgjedhje nuk kishte, kishte votime, me vota të vjedhura. Ishte një mllef, një shkallëzim që ndodhi i qytetarëve të Shqipërisë, që mezi prisnin që të mbaronte ajo fjalia e fundit për t’iu përgjigjur dhe për të treguar masën në të cilën janë mllefosur ndaj këtij pushteti.
Normalisht që të ruajnë këtë, pikërisht ata njerëz që janë ata protestues. Patjetër që do jemi ne atje të parët ndaj edhe te policët që mos abuzohet, mos të abuzojnë mbi njerëzit. Patjetër që ne nuk, nuk i kthejmë kurrë njerëzit. Kemi institucionin dhe ne do vazhdojmë të ta kemi po me institucionet dhe jo me njerëzit. Qëllimi ishte goditja e institucionit përmes mesazhit politik kur, kur vetëm në Francë, ju i shikoni se çfarë kanë bërë fermerët apo se çfarë po bëjnë fermerët në Parlamentin Europian, se si dolën me traktorë dhe e si e spërkatën atë me bajgat e lopëve sepse realisht i tillë është mllefi dhe gjithë bota di të protestojë.
