Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në jug të vendit.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij u lokalizua rreth 11 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tërmet me magnitudë 4.9 goditi jugun e Kosovës, pranë kufirit me Shqipërinë, duke u ndjerë edhe në disa qytete të vendit tonë.

