
Në një seancë të tensionuar në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke i thënë se po përpiqet të imitojë stilin e kryeministrit Edi Rama.
“Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha i tha Peleshit se është kthyer në figurën më e urryera e Parlamentit, pasi populli po e sheh se si socialistët po mbrojnë hajdutët, duke iu referuar këtu zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Ju doni të prishni Parlamentin për Ramën, por parlamenti nuk prishet kurrë është i qytetarëve, i sovranit. Parlamenti do e mbrojnë qytetarët.
Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e kupton apo jo, dhe që e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës, a e di që je bërë një figurë më e urryera e Parlamentin, je bërë, ta them unë, sepse e shohin që ju po mbroni hajdutët”, tha kreu i PD-së në Kuvend.



