Skip to content

Një polic i vë prangat, tjetri e ruan me armë/ Tentoi të grabiste bankën, pamjet nga arrestimi i autorit (VIDEO)

Capture 140

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga momenti i ndalimit të 58-vjeçarit Bardhyl Fusha.

Fusha është autor i tentativës për grabitje të degës së FiBank në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Ai u arrestua në vendngjarje ndërsa nuk arriti të marrë asnjë shumë parash.

58-vjeçari ka qëlluar vetëm një herë me armën kallashnikov që kishte me vete, por më pas u neutralizua pasi u bllokua nga policia private mes dy dyerve të sigurisë.