Skip to content

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre

edi ramaa1

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fjalën e tij teksa tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet, ai u shpreh mes batutave se “është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fhere pas here na beni surpriza rama ironi me gjyqtaret dhe prokuroret eshte koha qe te gjithe te shkojme ne paraburgim per shperdorim detyre%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Kreu i qeverisë iu drejtua gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i thënë që herë pas herë i bëjnë edhe surpriza.

“Kjo është përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe rritjes të sistemi të ri që kërkon kokën e vetë për të kolauduar. Për ta mbyllur ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre.”, tha kryeministri.