Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, njihet zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive.

Ky është vendimi i marrë në Ministerialin e NATO-s, çka ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  Rama shprehet se, kjo e vendos Shqipërinë në zemër të infrastrukturës strategjike të Aleancës dhe forcon ndjeshëm sigurinë rajonale

“Sot në Ministerialin e Mbrojtjes, Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, u njoh zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive.

Një arritje konkrete që e vendos Shqipërinë në zemër të infrastrukturës strategjike të Aleancës dhe forcon ndjeshëm sigurinë rajonale”, shkruan Rama.

Deklarata e ministrit të mbrojtjes, Piero Vengu:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re