
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe opinionistit Berat Buzhala.
Përplasja nisi pas një analize që Buzhala i bëri themelimit të Dhomave Speciale në Kosovë.
Pjesë nga debati:
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt për ta goditur)
Më pas Buzhala kërkoi ndjesë: “Të kërkoj falje ty dhe publikut për sjelljen, njerëzit më mbajnë mend gjatë, nuk është sjellje tipike e imja”.
Pak më vonë, Rexhaj sqaroi për publikun se nuk ka patur asnjë goditje fizike nga Buzhala në përplasjen që ndodhi mes tyre.



