Bardhyl Fusha është autori që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera, dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.

Isha ndërtues, por tani jam zhytur në borxhe, ndaj u detyrova të bëj një veprim të tillë“, ka deklaruar në ambientet e policisë së Tiranës, Bardhyl Fusha.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici ndërtuesi nga Gramshi, ka pretenduar se në Tiranë ka hapur tre biznese me objekt ndërtimi si “DBF 2012”, një biznes si person Fizik me emrin “Bardhyl Fusha” të hapur në vitin 2004 dhe një biznes tjetër të hapur fillimisht si aksioner i vetëm “2D Construction” dhe më pas i ndryshuar në “VZ-Invest” të regjistruar në muajin Mars 2023 së bashku me shtetasin Vesjon Zela.

Në të tre këto biznese, Bardhyl Fusha, ka falimentuar për shkak të borxheve, ndaj ditën e sotme ka zgjedhur që përmes grabitjes së bankës, të shlyente detyrimet financiare që ka pasur me kreditorët.

58-vjeçari, mesditën e kësaj të enjte, tentoi të grabiste një bankë në Tiranë. Ai u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov, ndërsa pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Kanë qenë dy efektivë të patrullës “Shqiponja” ata që e neutralizuan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re