Skip to content

Blenë me dollarë false në disa subjekte, në pranga dy vëllezërit në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

WhatsApp Image 2026 02 13 at 10.37.08

VLORË- Dy vëllezër, 27 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hedhur në treg kartmonedha false duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte të ndryshme në Vlorë.

Gjatë operacioni “Fake cash”, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre 24-vjeç banues në Tiranë.

Strukturat e DVP Vlorë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.