Raundi i ardhshëm i negociatave midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet në Gjenevë të martën (17 shkurt) dhe të mërkurën (18 shkurt), njoftoi Kremlini.

“Raundi i ardhshëm i negociatave (…) do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë, përsëri në formatin trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, i cili ka marrë pjesë në raunde të shumta bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë.

Kiev konfirmon

Dmytro Lytvyn, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi se delegacioni ukrainas po përgatitet për bisedimet në Zvicër.

Kujtomë se presidenti ukrainas kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar mbajtjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve në Miami, pas dy takimeve në Abu Dhabi.

Sipas Zelensky, Kievi do ta kishte pranuar “menjëherë” perspektivën e mbajtjes së bisedimeve në Florida. “Për ne, nuk është e rëndësishme nëse takimi mbahet në Miami apo në Abu Dhabi. Gjëja e rëndësishme është që të sjellë rezultate”, tha ai./CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re