Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi sot homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të nxitojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë, përpara një raundi të ri negociatash javën e ardhshme.

Duke deklaruar se “Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje”, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “Zelensky duhet të veprojë shpejt”.

Përndryshe, tha Trump, presidenti ukrainas “do të humbasë një mundësi të shkëlqyer”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re