Skip to content

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet për 30 minuta aksi rrugor

IMG 8829 1140x570 1

Në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ngjarja ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.

Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa më pas u ndërhy për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.