
Ernest Muçi i shënoi dje Fenerbahçes dhe për të ishte goli i 13-të sezonal. Tashmë lojtari i Kombëtares shqiptare ka barazuar numrin e golave që shënonte në sezonin 2023/24, ndërsa e niste te Legia e Varshavës dhe e mbyllte me Beshiktashin.
Goli i tij erdhi që në minutën e gjashtë. Me një goditje të zgjuar dhe të kalibruar, ai mposhti portierin rival, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe duke heshtur tifozërinë vendase.
Gjatë vitit 2025, Ernest Muçi ka luajtur vetëm 30 minuta me Kombëtaren. Ndërsa pas formës së tij të shkëlqyer që po kalon mbetet për t’u parë nëse trajneri Silvinho do të ndryshojë qasje këtë vit apo jo.
LEXO EDHE: Zbardhet kalendari i Kombëtares në “Nations League”/ E nisim në shtëpi, e mbyllim më 15 nëntor



