Pak orë larg podcastit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video mesazh në rrjetet e tij sociale.

Berisha ndalet tek nisma e paralajmëruar e kreut të qeverisë, sipas të cilit, pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk mund të bllokojë funksionet e tjera të ekzekutivit dhe se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e ligjvënësit dhe ekzekutivit.

Për Berishën, kjo është një përpjekje e Ramës për të shpëtuar veten e tij.

Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e rradhës. Ai u tha qytetarëve shqiptarë se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anullimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi që kërkon të kapet me fijen e barit po bën përpjekjen e fundit për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes së tij“, shprehet ndër të tjera Berisha.

20 shkurti është dita ku misionarët e këtij vendi do të mbushin sheshet kundra narko-regjimit“, shkruan mbi video-mesazhin e tij kreu i Partisë Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re