Skip to content

Kthimi i Eva Dumanit nga Al Hol-i, hap plagë për familjet që presin lajme nga Siria, apeli i trishtë i 90-vjeçarit: M’i ktheni nipërit

i moshuari 770x379 1


Kthimi i Eva Dumanit këtë të shtunë në Shqipëri nga kampi famëkeq Al Hol ka rikthyer në vëmendje dramën e gjatë të familjeve që prej vitesh presin lajme nga të afërmit e tyre të mbetur në Siri. Mes tyre është edhe historia prekëse e 90-vjeçarit Dylber Shuli nga Zagorçani i Pogradecit, i cili prej më shumë se një dekade jeton me ankthin, mallin dhe shpresën për kthimin e mbesave të tij në shtëpi.