Skip to content

Djegia e xhamisë në New Haven, 5 mijë dollarë “për kokën” e autorit

pozar dzamija newhaven nytimes

Departamenti Byrosë Federale kundër Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve në Boston, ka njoftuar se do të ofrojë një shpërblim për të ndihmuar në gjetjen e autorëve të zjarrvënësve të një xhamie pak ditë më parë.

Autoritetet në Connecticut ofruan një shpërblim prej 5,000 dollarë për informacion që do të çonte në identifikimin e më pas në arrestimin e personit që i vuri zjarrin xhamisë në New Haven.

Më 12 maj, zjarri dëmtoi dy kate të kësaj xhamie, dhe kryebashkiaku tha se autoritetet hetimore kishin gjetur prova se një pajisje ose material i ndezshëm u përdor për të provokuar këtë zjarr.

“Sulmi ndaj institucioneve fetar – të çdo feje – nxitur nga urrejtja është e neveritshme dhe e tmerrshme”, tha Lamont në Tëitter.