Skip to content

VIDEOLAJM/ Parada e trupave të FSK dhe e Policisë së Kosovës, bora nuk i ndal festimet. Osmani nën një çadër me Begajn

kosove bore

Moti i keq nuk i ndal festimet në Kosovë me rastin e 18 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Teksa në shesh mbahet parada e trupave të FSK dhe të Policisë së Kosovës, ku po flasin krerët më të lartë të shtetit, kanë nisur reshjet e dëborës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari i News24, Osman Stafa, që ndodhet sot në Prishtinë, presidentja Vjosa Osmani ka marrë një çadër, duke u kujdesur kështu dhe për homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj.

Për më tepër shihni pamjet.