Një shpërthim ndodhi të martën (17 shkurt) në një bazë ushtarake në qytetin Sertolovo, në Rajonin e Leningradit të Rusisë, duke vrarë të paktën dy persona.
Kanali Mash në Telegram raportoi lajmin. Guvernatori Alexander Drozhenko tha se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë të policisë ushtarake. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Shpërthimi ndodhi në katin e tretë të ndërtesës. Kati i dytë dhe i tretë, si dhe çatia, u shembën pjesërisht pas aksidentit. Tre ose katër persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje. Ekziston ende rreziku i shembjes së mëtejshme të strukturave të ndërtesës. Shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e incidentit janë aktualisht nën hetim.
“Unë kam udhëzuar forcat e sigurisë të ndihmojnë ushtrinë në pastrimin e rrënojave dhe shpëtimin e të plagosurve në shembjen e një ndërtese të policisë ushtarake në zonën e njësisë ushtarake në Sertolovë”, tha Drozhenko./CNN
