Skip to content

BE, thirrje SHBA dhe Iranit: “Jo” një konflikti të ri

iranska mornarica ap

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të ulin tensionet në rajon.

“Nuk kemi nevojë të prodhojmë paqëndrueshmëri të reja”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini.

Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme të shmanget çdo formë e provokimit dhe dhunës.

“Ne duhet të bëjmë përpjekjet e nevojshme për të ulur tensionet,” shtoi Koçijançiç përmes Twitter-it.

Presidenti Trump të dielën i kërkoi Teheranit të mos kërcënonte Shtetet e Bashkuara, përndryshe mund mund të ishte fundi i Iranit.