Skip to content

Moti i keq, shtyhet me disa orë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

1771359568 vlor

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh.

Në Vlorë, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë.

Nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.

  • “Përshëndetje, ​Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.
  • ​Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit.