FOTO/ Muçi udhëton për sushi drejt Stambollit, tremben tifozët e Trabzonspor

Ernest Muçi po shijon këto ditë pushimi larg ekipit të Trabzonspor.

Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar drejt Stambollit, duke takuar dy miqtë e tij, Kristjan Asllanin dhe Milot Rashicën.

Është pikërisht sulmuesi i Kosovës, ai që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet krah Muçit dhe Asllanit.

Një foto mjaft e bukur për syrin e shqiptarëve, por jo aq për tifozët e Trabzonspor.

Këta të fundit kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke e bërë “bujë” këtë foto.

Sipas tyre, Muçi tashmë ka gjasa që të rikthehet te Besiktas, nga ku është edhe i huazuar deri në verë. Megjithatë, pavarësisht thashethemeve, në foto tregohet qartë që shqiptarë janë të bashkuar edhe përtej kufijve.

LEXO EDHE: Trabzonspor kërkon të blejë kartonin e Muçit, kërkon “ulje” nga Besiktas