
Deklaratat e Dashnor Sulës kur ishte opozitar janë kthyer sot virale në rrjetet sociale.
Kryeministrin Edi Rama e cilësonte dikur “turk e serb”, ndërsa pak ditë më parë u josh nga ai duke marrë postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
LEXO EDHE: “Partia ime më hodhi në rrugë”, Dash Sula në krah të Ramës: Në qeverinë tuaj, konkurrova dhe dola i pari! Mesazhi im për demokratët
“Rama po na merr shpirtin…”, thoshte dikur Sula e sot kjo është kryefjalë në rrjetet sociale.
“Atë që nuk na e bëri turku, nuk na e bëri serbi, na e bën Edi Rama…”, thoshte ai kur mbante mandatin e deputetit.
Videot e tij kundër Ramës të bëra më herët po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë reagime nga qytetarët, kryesisht ata opozitarë.



