Skip to content

“Mor legen i tha…”, Berisha: Ja 3 ministrat e brendshëm që shkarkoi Ergys Agasi

berisha rama agasi

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Krujës, deklaroi ndër të tjera se, Ergys Agasi merrte udhëzimet nga kryeministri Edi Rama dhe se u bë u fuqishëm pikërisht nga mbështetja e kreut të qeverisë.

Madje, sipas Berishës, edhe shkarkimet nga ministri i brendshëm i Taulant Ballës, Bledi Çuçi dhe Ervin Hoxhaj ka ardhur pikërisht nga Agasi. lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fergys agasi organizonte vrasje merrte udhezimet e rames berisha taulant ballen hoxhen dhe cucin i ka shkarkuar gysi sepse%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? Një njeri që ka një zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ku është ky? Ky është Edi Rama, Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Merrte çdo natë udhëzimet e Ramës.

Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Çuçi. Nuk po dua të lëshoj gojën për ta. Të tre i ka hequr Gysi. Të tre i ka shkarkuar nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhynë në Policinë e krimit. “nuk keni punë ju me Prodën… E thirrën një prej tyre dhe i thanë, ministër ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien dhe ky i thonte nuk kam autoritet tek ata.

I gjithë autoriteti është tek Kryeministri…”Ai e thirri “Mor legen i tha t’i i ke thënë atyre që unë e kam në dorë dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale. Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre… E vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ata janë të pamëshirshëm.

Tani që janë kapur, po bën ligjin mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrit e tij…Këtu ka një propagandë shumë të keqe…Rama ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng…Ka 3 muaj që të kapur në flagrancë me vjedhjet që shkojnë mbi 1 mld euro dhe jo thotë nuk mund të pezullohet. Nuk mund t’i hiqet imuniteti. Sot shkonte vajtonte derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë…”, tha ai.

LEXO EDHE: “Vjedhje, mashtrim, krim”/ Berisha: PS po zbraz Shqipërinë, Rama iu nxiu jetën shqiptarëve