Ditën e nesërme, sipas asaj që parashikon Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), nesër pritet ulje e temperaturave dhe frenim i reshjeve të shiut, të cilat pritet të rikthehen ditën e enjte dhe të premte.
Po sipas IGJEO, kjo do të bëjë që ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.
“Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë dy ditëve të kaluara, të cilat pritet te rikthehen ditën e Enjte dhe të Premte (19-20 Shkurt 2026), do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë”.
Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencës:
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 17) priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.
Nesër (e mërkurë, dt. 18) nuk priten reshje.
Sot (e martë, dt. 17) shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, reshjet me intensitet të lartë, të rëna gjatë dy ditëve të kaluara, pritet te rikthehen ditën e Enjte dhe të Premte (19-20 Shkurt 2026), do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- në bregdet: 8 / 12 °C
- në vendet e ulëta: 3 / 10 °C
- në vendet malore: -3 / 3 °C
ERA
Nesër (e mërkurë, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet.




